Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar në lidhje me moszgjedhjen e Kryeprokuror të Shtetit, tash e gati një vit.
Selmanaj ka deklaruar se koalicioni në mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, kanë lënë vendin pa Kryeprokuror tash e 10 muaj.
Përpos kësaj, ai tha se tash e gjashtë muaj, njësoj është lënë edhe Policia e Kosovës, pa Drejtor të përgjithshëm.
Selmanaj theksoi se të dyja këto dikastere tejet të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen nga ushtrues detyre.
Postimi i plotë i tij: