Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, në emisionin “Context” në ATV ka folur në lidhje me Masakrën e Burgut të Dubravës, shkruan GazetaDemos.
Selmanaj, i cili ka qenë i burgosur në burgun e Dubravës, tha se kjo masakër ka qenë një skenar i përgatitur i Serbisë.
“Shumë pak është bo në aspektin që të thirrën para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë që sot dihen me emër e mbiemër. Pastaj, mendoj se kemi bo një gabim si shtet, që burgun e Dubravës nuk e kemi konzervu, me mbetë ashtu qysh ka qenë me ato pavijonet e bombardume, se kjo do të ishte mënyra më e mirë për ta dëshmuar masakrën që ka ndodhur në burgun e Dubravës”, u shpreh ai.
Tutje, Selmanaj tha se kjo masakër mund të konsiderohet si gjenocid.
“Unë jo vetëm që mendoj, por faktet tregojnë se kjo masakër mund të cilësohet jo vetëm si krim, por është gjenocid. Skenat kanë qenë të tmerrshme”, deklaroi ndër të tjera ai.