Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Selimi tregon për përplasjen Haradinaj-Rama në praninë e Merkelit: “Kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”

    10/08/2021 14:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar një deklaratë që kishte bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit, ndonëse s’ia ka përmendur emrin, por vetëm i është referuar si “lider kosovar.

    Sipas Ramës, Haradinaj me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës.

    “Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke “i treguar babait arat”, kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian? E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, ka shkruar Rama.

    E njëri nga ata që ishte pjesë e këtij debati, ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka treguar versionin e tij. Ai në postimin e tij Edi Ramën e ka paraqitur me X, kurse Ramush Haradinajn me Y.

    Postimi i plotë i Selimit (në orgjinal)

    Një bisedë në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancares) ku isha prezent:
    Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

    Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
    Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje:
    Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj insiston për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

    Reagon Haradinaj: Për protesten e FIT para Qeverisë

    Sërish në private, seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.