Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

    28/03/2024 20:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas mbledhjes, Sela tha se Kuvendi në mënyrë unanime ka pranuar ofertën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se ky front pas zgjedhjeve do ta çoj vendin në BE.

    “Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët i tha po ofertës për tu bërë pjesë e Frontit Evropian, që Maqedoninë sa më shpejtë, me hapa sa më të sigurt, ta integroj dhe ta bëjë pjesë e BE-së. Ne jemi të gatshëm ashtu siç në të kaluarën por edhe në të ardhmen të marrim përsipër obligimet, mos i ikim përgjegjësisë, dhe ASH të jetë faktor ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Sela.

    Sela nuk dha shumë detaje për ofertën të cilën e ka marrë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, por shtoi se ASH ka ditur të jetë transparente, e hapur dhe serioze para qytetarëve.

    “Unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër. Oferta është që minimumi ASH të ketë grup parlamentar si rezultat i zgjedhjeve të cilat do të ndodhin”, tha Sela

    Kreu i ASH-së deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që koalicioni të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, por se për këtë nuk është biseduar për momentin./tvklan.mk/

    Artikuj të ngjashëm

    Veteranët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut i reagojnë Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe, kërko falje

    Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.