Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sekuestrohen gati 500 kg duhan të kontrabanduar në zonën kufitare me Maqedoninë

    26/04/2024 11:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një rast i kontrabandës me mallra është parandaluar dje në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Njësit patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar.

    Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

    Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar gjithsej, 487.5 kg duhan i gatshëm për treg, i cili është sekuestruar.  Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

    Bëhet fjalë për:

    1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
    2. 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit  marlboro
    3. 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
    4. 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
    5. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
    6. 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west
    7. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
    8. 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.

    Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Incidenti në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

    Bashkëpunoi në vrasjen e vajzës së tij, gjykata le të lirë babanë

    Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.