Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Sekseri” Armend Muja, i akuzuar për ryshfet prej 20 mijë eurosh, dëshiron ta rrëzojë Bordin e RTK-së

    07/07/2021 13:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendit i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, në rend dite ka edhe Rekomandimin e Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Ditë më parë, ka reaguar Bordi i RTK-së duke thënë se nder tjerash se:

    “Votimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, prodhon shkelje kushtetuese nga Kuvendi Kosovës, sepse një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin, shkel të drejtat kushtetuese të anëtarëve të Bordit të RTK-së, që rrjedhin nga mandati i tyre ligjor. Iniciatorët e shkarkimit nuk argumentuan në asnjë prej pretendimeve të tyre se cilën detyrë anëtarët nuk e kishin përmbushur në Bordin e RTK-së. Një qasje e tillë, në aspektin material dhe procedural, e bën vendimin për të shkarkuar Bordin e RTK-së, të paligjshëm, politik, arbitrar dhe me pasoja afatgjate për transmetuesin publik”.

    Kryetar i Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal është Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Muja ka qenë i akuzuar për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje të veprimeve të kundërligjshme për të cilat do të duhej të ndiqej penalisht.

    Muja ishte akuzuar se i kishte kërkuar një Kolegji Privat 20 mijë euro për Akredimit në emër të Ferdije Zhushit dhe Basri Mujës. Muja asnjëherë nuk u gjykua, pasi që lënda e tij u vjetërsua dhe u parashkrua.

    Po ashtu, sipas burimeve brenda RTK-së, Armend Muja nga RTK ka marrë së paku 5 mijë euro, në kuadër të një projekti për trajnimin e gazetarëve, gjë që nuk e ka bërë kurrë. /GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.