Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Sekreti për një mendje të shëndoshë – Antidepresanti natyral

    30/06/2023 16:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka një sasi të pabesueshme mënyrash për të përmirësuar mirëqenien mendore, një prej tyre është aktiviteti fizik. Angazhimi i rregullt në stërvitje dhe aktivitet fizik është vërtetuar se ka efekte të thella pozitive në shëndetin mendor.

    Gazeta Demos ka kontaktuar Partners in Diet për të diskutuar më thellë për benefitet e aktivitetit fizik, të cilat janë:

    • Përmirësimi i humorit. Aktiviteti fizik nxit lirimin e endorfinave të cilat ngrisin humorin. Aktiviteti fizik gjithashtu rrit nivelet e serotoninës, një neurotransmetues i lidhur me lumturinë dhe mirëqenien. Rrjedhimisht, simptomat e depresionit dhe ankthit reduktohen dhe kemi ngritje të humorit.
    • Përforcimi i qëndrueshmërisë emocionale. Duke u angazhuar me aktivitet fizik fitohet një ndjenjë e arritjes, e cila përmirëson vetëbesimin e një individi. Për më tepër, stërvitja konstante shërben si rrugëdalje e shëndetshme për stresin dhe emocionet negative.
    • Përmirësimi i funksionit të trurit. Aktiviteti fizik rrit rrjedhjen e gjakut në tru, duke nxitur rritjen e neuroneve të reja dhe duke rritur funksionin kognitiv. Gjithashtu ndikon në përmirësimin e fokusit dhe koncentrimit.
    • Përmirësimi i gjumit. Gjumi i mirë është jetik për shëndetin mendor dhe aktiviteti fizik përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.
    • Zvogëlon ndjesinë e të qenurit i zemëruar dhe në presion

    Përveç efektive pozitive në shëndetin mendor, aktiviteti i rregullt fizik poashtu ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ul rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru, ul rrezikun për zhvillimin e diabetit dhe ngrit sensin e produktivitetit.

    Këto efekte nuk janë vetëm tranzitore por qëndrojnë në periudha kohore afatgjatë.

    Si konkluzion, efektet pozitive të aktivitetit fizik, si për shëndetin fizik, poashtu dhe atë mental, janë të padiskutueshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Dita Botërore e Hipertensionit: Ja çfarë duhet të dini

    A po iu ndalon ky faktor të humbni peshë?

    Rëndësia e suplementimit me vitaminë B9 tek gratë shtatzëna

    Të Fundit

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.