Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, po mban aktualisht një konferencë për media, e cila vjen pak pas deklarimeve të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili komentoi sulmin e SHBA-së në Iran, duke e minimizuar dëmin e shkaktuar në zonat nukleare.
Hegseth këtë sulm e quajti historikisht të suksesshëm dhe tha se “ne si amerikanë duhet ta festojmë atë”.
Më pas, Hegseth vazhdoi të citonte agjenci të ndryshme mbi dëmin e shkaktuar nga sulmet amerikane.
Ai thotë se agjencia atomike e Izraelit tha se sulmi amerikan “i bëri të pariperueshme impiantet [iraniane] të pasurimit”.
Hegseth citon kreun e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së të ketë thënë se programit bërthamor të Iranit iu shkaktuan “dëme të mëdha”. Dhe ai shton se CIA konsideron se programi bërthamor i Iranit “është dëmtuar rëndë”.
Hegseth përfundon duke akuzuar median se po shtrembëron informacionin rreth sulmeve për t’i bërë ato të duken të pasuksesshme, shkruan BBC.
“Është e papërgjegjshme”, thotë ai, ndërsa vlerëson ata që janë përfshirë në misionin “kompleks”.
“Po sikur ta festojmë këtë? Ky ishte një sulm historikisht i suksesshëm dhe ne duhet ta festojmë atë si amerikanë”, tha ai.