Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sekretari Blinken shkon të premten në Izrael në shenjë mbështetje

    02/11/2023 09:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të vizitojë Izraelin të premten për të shprehur solidaritetin me veprimet ushtarake kundër Hamasit në Gaza por edhe për të ripohuar nevojën e minimizimit të viktimave civile palestineze, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të mërkurën.

    Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Jordani, vizita e tij e dytë në Lindjen e Mesme në më pak se një muaj.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se zoti Blinken do të takohet me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë. Ai do të njihet me të dhënat e fundit mbi objektivat ushtarake të Izraelit dhe planet e tij për t’i arritur këto qëllime.

    “Ai do të përsërisë mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Do të diskutojë mbi nevojat për të marrë të gjitha masat paraprake për minimizimin e viktimave civile, si dhe punën tonë për të ofruar ndihma humanitare”, tha për shtypin zoti Miller.

    Në fund të javës së kaluar Izraeli ndërmori një inkursion me forca tokësore në Gazën e sunduar nga Hamasi pas sulmeve ajrore disa javore si hakmarrje për sulmin e papritur të Hamasit, në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1400 njerëz, kryesisht civilë dhe 240 të tjerë u morën peng.

    Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, thotë se të paktën 8796 palestinezë janë varë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori, përfshirë 3648 fëmijë, shifra që nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

    Kryediplomati Blinken do të diskutojë gjithashtu edhe alternativat se kush do ta drejtojë enklavën me popullsi të dendur, nëse dhe kur Hamasi, një grup militant islamik palestinez, të mposhtet.

    Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se Uashingtoni nuk beson se Hamasi mund të përfshihet në qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës.

    Gjatë qëndrimit në Jordani, Sekretari Blinken do të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve dhe do të përsërisë angazhimin amerikan që palestinezët të mos zhvendosen me forcë nga Gaza, një shqetësim në rritje i botës arabe, tha zëdhënësi Miller.

    Ai do të vazhdojë bisedimet e udhëhequra nga Egjipti dhe Katari lidhur me lirimin e më shumë se 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. /VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes ushtarja 19-vjeçare izraelite që u mor peng nga Hamasi

    Ushtria e Izraelit : Katër ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

    Tani hapet kalimi: Ambulancat e para të Gazës me civilë të plagosur arrijnë në Egjipt

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.