Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka transferuar detyrat tek zëvendëses së tij ndërsa ishte në spital për një “çështje urgjente të fshikëzës”, ka thënë Pentagoni.
Austin, 70 vjeç, ndodhet në njësinë e kujdesit kritik në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed në Virxhinia.
Zyrtarët thanë se deri më tani është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në spital.
Të dielën pasdite, Pentagoni lëshoi një deklaratë ku tha se Austin ishte dërguar në Ëalter Reed për trajtim, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes ishin njoftuar, raporton BBC.
Disa orë më pas, Pentagoni lëshoi një deklaratë të dytë duke thënë se Austin ka “transferuar funksionet dhe detyrat e zyrës” te Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks”.
Më vonë të dielën, spitali dha një përditësim, duke thënë se, pas testimit, sekretari ishte pranuar në njësinë e kujdesit kritik “për kujdes mbështetës dhe monitorim të ngushtë”.