Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sekiraqa në Hagë trondit familjen e Triumf Rizës

    01/11/2024 21:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dënuar për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007, Enver Sekiraqa ishte arratisur nga burgu në maj të këtij viti.

    Por, ai që planifikoi vrasjen e tij, nuk po përballet me vuajtjet e burgut, ani se u dënua që në të të rrijë 25 vjet

    Në qeli jo se jo, por Enver Sekiraqa, edhe iku krejt nga Kosova, e siç u mor vesh në seancën e së enjtes në Hagë, dëshmoi në gjykimin e katërshes së UÇK-së, lidhur me mbajtjen e tij gjatë luftës në një qendër ndalimi në Majac.

    Shefqet Riza, babai i policit të vrarë, Triumf Riza, thotë se e dinte që Sekiraqa u strehua në Serbi, por pas dëshmisë në Hagë, ka dilema nëse vërtetë kishte ikur, apo ishte marrë nga autoritetet.

    E lajmi se i arratisuri nga Kosova dha dëshmi në Hagë, për Shefqetin është sa e pakuptimtë aq edhe e çuditshme.

    Ky pretendon se Sekiraqa i kishte dhunuar nxënëset shqiptare gjatë luftës dhe ishte mik me Arkanin famëkeq, andaj ishte ndaluar nga UÇK-ja.

    E këto lidhje thotë se i vazhdoi edhe në liri me pjesëtarët e “Rojave të Urës”, e vëllezërit Vesellinoviq.

    Për këto akuza e as konfirmimin nëse Sekiraqa dëshmoi në Hagë, Klan Kosova nuk arriti ta marrë një përgjigje nga avokati i tij, Besnik Berisha, meqë nuk iu përgjigj thirrjeve as mesazheve.

    Ky kishte deklaruar 5 muaj më parë se klienti i tij nuk ka ikur, por gjendet në një spital jashtë Kosovës duke u trajtuar për disa probleme shëndetësore.

    Asnjë fjalë për rastin nuk e thanë as nga EULEX-i e as nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Kjo e fundit udhëzoi televizionin që të marrë vetëm informacionet publike që i publikohen në faqen zyrtare

    Artikuj të ngjashëm

    I akuzuari tjetër në rastin e vrasjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm

    Aktakuzë ndaj Ilir Avdullahut për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

    Babai i Triumf Rizës për Sekiraqën: Është liruar një kryekriminel që ka vuajt krejt Prishtina prej tij

    Të Fundit

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Hamasi i përgjigjet propozimit të SHBA-së duke kërkuar armëpushim të përhershëm në Gaza

    Alarmon KOMF: Fëmijët në Kosovë përballen me dhunë, diskriminim dhe mungesë shërbimesh

    Barcelona e uron PSG-në për fitoren në Ligën e Kampionëve

    E mbijetuara e Masakrës së Poklekut bën thirrje që fëmijët e vrarë gjatë luftës të mos mbesin vetëm numra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.