Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerman, Horst Kohler.
Sejdiu shkruan në Facebook se Kolher ishte ai që nënshkroi letrën e njohjes së pavarësisë së kosovës nga Gjermani.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë përjetova lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Republikës Gjermane Horst Köhler, liderit të çmueshëm të popullit gjerman i cili gjatë. Presidencës së tij u veçua me urtësi të jashtëzakonshme duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në dobi të popullit gjerman dhe vendit të tij të dashur”.
“Presidenti Köhler, ishte një mbështetës i padilemë i Kosovës dhe popullit të saj në periudhën “më dinamike që i kishim në kohët e shpalljes së Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës”.