Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

    24/06/2025 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dardan Sejdiu, ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës dhe deputeti për disa mandate, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon, ka folur gjatë për aktivitetin e tij publik gjatë viteve, largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mundësinë për t`iu rikthyer përsëri politikës.

    Sejdiu, i cili gjatë thyerjes së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte në grupin e të larguarve nga partia, deklaroi se aty nuk mund të mbijetojnë njerëzit që kanë mendim të tyre e janë të pa nënshtruar.

    Sipas tij, Albin Kurti nuk lejon që dikush nga bashkëpartiakët të ketë pëlqyeshmëri e ndikim më të madh se ai.“Logjika është një person i cili fillon me ndërtu një lloj pëlqyeshmërie, e ajo pëlqyeshmëri mund të kapitalizohet politikisht edhe në vendimmarrje, në organizim, mobilizim edhe në sfidim të autoritetit, për Albinin është e papranueshme”, tha Sejdiu në Rubikon.

    Sejdiu, ka theksuar se i radhës që do ta ketë fatin e grupit të të larguarve nga Lëvizja Vetëvendosje, është Glauk Konjufca.“Radhën e ka Glauk Konjufca. Glauku ka mësu shumë, për dallim prej neve që e kemi pas guximin me lëvizë, me vepru e mos me u nënshtru, Glauku ka vendosë që me lujt rolin domethënë ka hy në big brother të Vetëvendosjes. Është nënshtruar”, tha më tej Sejdiu.

    Ai madje ka rikujtuar, se Konjufca ishte njëri ndër të parët që kishte ngritur zërin e ishte kritik ndaj veprimeve të Kurtit.“Konjufca e ka nis diskutimin, kur ka fillu problemi i brendshëm në Vetëvendosje. Ka qenë njëri prej njerëzve që ka qenë më kritiku për qasjen që e ka pas Kurti ndaj çdo personi që ka një peshë një politike”, tha Sejdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Molliqaj: Refuzimi i Kurtit është i drejtë, por propozimi i LDK-së është rrugë e pamundur

    Molliqaj për 1 Majin: Punëtorët po shtypen, koha për organizim, jo pritje

    Të Fundit

    Izraeli dhe Irani zbatojnë armëpushimin pas kritikave të ashpra të Trumpit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Një tërmet 3.5 ballë Rihter godet Shqipërinë

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Netanyahu: Izraeli arriti një fitore historike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.