Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin për Manastirin e Deçanit.
Sejdiu është shprehur se është marrë një vendim nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje dhe ai vendim sipas tij, është dashur të zbatohet.
“Është marrë një vendim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në lidhje me këtë çështje dhe ai vendim është dashur të zbatohet, diskutimi është këtu, a është dashur të zbatohet para gjashtë vjetësh, para katër vjetësh apo para dy vitesh, është dashur të zbatohet”, tha ai.
Sejdiu tutje u shpreh se Kurti nuk është kryeministri i parë e as i fundit që i ndryshon qëndrimet.
“Nuk është as kryeministri i parë e as i fundit i cili ndryshon qëndrim, nuk besoj se duhet t’a gjykojmë kryeministrin Kurti në bazë të këtij vendimi”, u shpreh tutje ai.