Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sejdiu: 30 mjekë në procedurë për largim nga Kosova, disa veçse kanë ikur

    06/04/2024 09:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se në tre muajt e parë të këtij viti janë larguar nga Kosova 30 mjekë. Sejdiu thotë se nga ky numër, disa veçse janë larguar e disa janë në proces të kompletimit të dokumentacionit për t’u larguar nga Kosova.

    E krahas ikjes së mjekëve, në Kosovë ekziston një numër i madh i mjekëve të papunë, që aktualisht shkon në mbi 400.

    Sejdiu thotë se institucionet përgjegjëse që nuk po ndërmarrin masa për ta ndalur ikjen e profesionistëve shëndetësor, teksa kritika ka edhe “për punësim të joprofesionistëve”.

    “Si fenomen është duke vazhduar me trendin e njëjtë një trajektore e cila tash e sa vite është e njëjtë me rënie dhe ngritje periodike. Për këtë tre mujor kemi 30 kolegë të rinj të cilët vetëm se kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë në proces apo disa prej tyre vetëm se janë larguar e që neve na bën me dije se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe që mundohemi t’i ndalim pra nuk ka pas efekt nëse mund të them se është marrë ndonjë masë atraktive për me e ndal ose zvogëlua këtë trajektore apo numrin e largimit”, u shpreh Sejdiu.

    Por krahas ikjes së mjekëve sipas Sejdiut në Kosovë figurojnë edhe mbi 400 mjekë të papunë. E për këtë Sejdiu kërkon që Ministria e Shëndetësisë e komunat të krijojnë strategji për punësimin e tyre.

    “Me raportin e vitit 2023 do të thotë me 1 janar do të thotë të verifikuar përmes listave të pagave buxhetit të Kosovës dhe të ATK-së përfitimeve që i sjellin prej ATK-së janë të vetëdeklaruar 441 mjekë të papunë që është një numër shumë i madh… është shumë e vërtetë që disa komuna të vogla me qenë më pak atraktive kanë probleme për më i tërheq ata por nënkuptohet për shembull, Obliqi, Fushë-Kosova që janë para lagjes së Prishtinës janë të pakuptueshme kështu që unë mendoj se ka ardhur koha dhe është momenti i fundit që Ministria e Shëndetësisë dhe komunat në këtë rast të bëjnë një strategji të përbashkët se si të ia bëjnë  për funksionimin e këtyre të rinjve sepse duhet ditur se një mjek i cili për tri, katër vite është i papunë pret punë nuk ushtron profesionin ai është mund të them se 50 për qind e njohurive të tij apo e procesit mësimor është e barabartë me zero”, deklaroi Sejdiu për EO.

    Shkak i kësaj gjendje, Sejdiu ka kritikuar edhe nivelin qendror dhe lokal për shkak se “punësimet janë keqpërdorur”. 

    “Ministria e Financave jo vetëm tani por edhe në të kaluarën çdoherë e ka dokumentuar se kanë dhënë vende pune të reja për mjek në komuna po ata kryetarët e komunave të cilët janë ata përgjegjës kanë punësuar të tjerë jo mjek, jo punëtorë shëndetësor dhe ato vende janë keqpërdorur dhe tani rreziku vjen faza e dytë është që është më problematike është niveli sekondar i spitaleve i cili unë besoj se vetëm kanë filluar të kenë probleme për shkak të mungesës së specializimeve për një kohë dhe specializime pa kriter të cilat nuk janë dhënë për nevoja reale të këtyre spitaleve rajonale”, thotë Sejdiu.

    “Duhet shtuar këtu çdoherë një sistem i dështuar i dhënies së specializimeve dhe tani kemi mungesa atje kemi një mbingarkesë në Prishtinë në disa larmi dhe kjo bën të pamundur edhe mungesa e një kornize ligjore obligative për këta të rinj që shkollohen nga shteti në këtë rast sepse këto që marrin këta nuk janë paga janë mbështetje financiare për shkollimin specialistik dhe nuk ka një kornizë ligjorë që i obligon të kthehen atje ku janë shkolluar”, u shpreh Sejdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Sejdiu thotë se mbi 170 mjek gjatë vitit largohen nga Kosova

    Sejdiu: 250 mjekë pritet të largohen nga Kosova

    Kryetari i Odës së Mjekëve: Trendi i ikjes po vazhdon, 46 mjekë janë larguar në dy muaj

    Të Fundit

    DailyMail: Kjo është plazha në Shqipëri që konsiderohet si “Maldivet e Evropës”

    Njoftim nga KEDS-i: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Temperaturat sot arrijnë deri 30 gradë

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.