Gazetari kosovar në Beograd, Idro Seferi, ka thënë se nga një pjesë e serbëve paraqitja e djeshme për media e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shihet si një frikë dhe e ndikuar nga Rusia.
Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se një pjesë tjetër shpresojnë se do të ketë ndonjë gjë pozitive sa i përket reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat.
“Gjithë adresimi ishte për të paralajmëruar ndonjë mundësi si mesazh për Bashkimin Evropian dhe për bashkësinë ndërkombëtare që serbët nuk do të pajtohen në rast se nuk do të ketë përafrim me idetë e tyre rreth zgjidhjes së këtij problemi”.
“Gjithsesi, një pjesë e njerëzve në Serbi e shohin si një lloj frike të Aleksandar Vuçiq dhe një ndikim tjetër nga Rusia, siç kanë thënë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Por që në këtë rast Aleksandar Vuçiq është parë se çfarë dëshiron, pra në mënyrë që të mos arrijë një marrëveshje sipas Sonja Biserko e cila ka thënë në një intervistë se Vuçiq është parë nga BE se po luan një lojë të dyfishtë”.
“Në shtypin që është më i afërt me Qeverinë pritet të ketë një mundësi për marrëveshje sidomos pas lajmit se në Kosovë dhe Serbi do të vijnë Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar për të bërë edhe një tentim për të afruar qëndrimet mes palëve”,ka thënë Seferi,