Më 10 qershor 2025, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëshmuar para Policisë në cilësinë e të dëmtuarit lidhur me rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.
Aty thuhet se Kurti ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar apo rrezikuar.
GazetaDemos ka mësuar nga burimet e saja se ende nuk është caktuar seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas të njëjtave burime, kjo lëndë nuk është kategorizuar si lëndë me prioritet, prandaj pritet që data e seancës të caktohet pas përfundimit të pushimeve gjyqësore.
“Ju njoftojmë se nuk është caktuar ende seanca e shqyrtimit fillestar në këtë çështje penale, pasi kjo lëndë nuk kategorizohet si lëndë me prioritet, andaj lënda në fjalë pritet të caktohet pas përfundimit të pushimeve, bazuar në vendimin e KGjK-së për pushime zyrtare kolektive apo pushim zyrtar bllok”, tha burimi tutje për “DEMOSIN”.