Trupi gjykyes ka dalë me vendim sot në seancën ndaj zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, Egzon Azemi këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija, si dhe Qerim Elshanit e Edi Zenelaj, aktivistë të VV-së, raporton GazetaDemos.
Gjykata mori këtë vendim:
Arlind Manxhuka, i pafajshëm;
Egzon Azemi, 6 muaj burgim dhe me 200 euro gjobë;
Qerim Elshani, 6 muaj burgim;
Edi Zenelaj, 6 muaj burgim;
Në seancën gjyqësore munguan Manxhuka , Azemi e Zenelaj, i pranishëm ishte vetëm Elshani.
Të njëjtit akuzoheshin nga Prokuroria për kanosje dhe nxitje të përqarjes pas reagimeve të tyre në rrjetet sociale, ndaj ish-prokurorit special, Afrim Shefkiu si dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Mentor Bajraktari.
Manxhuka, Azemi, Elshani dhe Zenelaj kanë dhënë mbrojtjen e tyre më 03.03.2025, ku u deklaruan të pafajshëm.
I akuzuari, Qerim Elshani kishte deklaruar se nuk e njeh personalisht asnjërin nga të akuzuarit, si dhe as gjyqtarin Mentor Bajraktari e prokurorin Afrim Shefkiu, por e kishte shpërndar statusin nga ndjenja e patriotizmit që jetonte në mërgim, dhe nuk e kishte qëllim kanosje.