Ka filluar seanca ndaj Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në fshatin Ozdrim të Pejës gjatë viteve 1998-99 , shkruan Demos.
Në seancë pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë, dy serbë dhe dy shqiptarë.
E sipas gazetarit të Demos i cili po e përcjell ngjarjen tani ka filluar të dëshmojë Lidia Gjokoviq.
Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-99 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth, në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare, kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjet, rrahjes, keqtrajtimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore.