Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    S’e respektuan vendimin për marzhën e fitimit për produktet e naftës, MINT i dërgon në Gjykatë 14 biznese

    09/09/2023 15:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës të përdorshme për transport, inspektorët e tregut të naftës kanë iniciuar procedurë në gjykatë për 14 biznese, pasi është evidentuar se nuk e kanë respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar.

    “Gjatë inspektimeve të realizuara janë evidentuar 14 raste, në të cilat subjektet kanë pasur mospërputhje të çmimit të shitjes me marzhën maksimale të lejuar. Në të gjitha raste kur është evidentuar se operatori ekonomik nuk ka respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar është iniciuar procedurë në gjykatë. Pra, në 14 rastet që janë konstatuar shkelje janë filluar procedurat kundërvajtëse në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e MINT, shkruan Betimi për Drejtësi.

    Kujtojmë se më 28 korrik 2023, MINT kishte marrë vendim me anë të së cilit synohej rregullimi i çmimit të produkteve të naftës të përdorshme për transport.

    Me anë të këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër. Ndërsa, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë.

    Në një komunikatë për medie, MINT kishte theksuar se vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës.

    Sipas tyre, është evidentuar rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizja e çmimeve në tregun botëror.

    “Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, thuhej në komunikatën e MINT.

    Ky vendim i marrë më 28 korrik 2023, thuhej se ishte i vlefshëm 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Çmimet e naftës bien edhe më tutje

    Gërxhaliu: Rritja e çmimeve të naftës do të sjellë inflacion të heshtur në Kosovë

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.