Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka reaguar pas publikimit të 90% të rezultateve të publikuara nga KQZ, ku ësshtë shprehur i kënaqur me rezultatin deri tani.
Ai thotë se për dy muaj arritën sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kauzës që kanë.
“Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes! Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre”
Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës sonë të përbashkët. Jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që na dhuruat gjatë këtij rrugëtimi.
Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të Familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre”, ka shkruar mes tjerash Rrahmani në Facebook.
Nga 90.13% të votave që janë numëruar deri tani, Koalicioni për Familjen ka arritur të marrë vetëm 2.3 për qind, apo 17 mijë e 500 vota.