sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “S’dua të të dëgjoj”, Petkoviq thotë se takimi me Bislimin ishte i tensionuar

    08/07/2021 09:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se takimi i djeshëm me zëvendëkryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Bruksel ka qenë i tensionuar. Petkoviq ka deklaruar se Bislimi i ka thënë se s’do ta dëgjojë duke folur.

    Kryenegociatori serb ka thënë dje se bisedimet me Bislimin kanë qenë të tensionuara.

    “Ai më tha se nuk dua të të dëgjoj dhe unë i thashë se dua të të dëgjoj ty sepse ne duhet të flasim. Fati ka përcaktuar që serbët dhe shqiptarët jetojnë në Kosovë dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje”, është shprehur Petkoviq për.

    Petkoviq ka thënë poashtu se ia ka përsëritur Emisarit Lajçak se nëse dëshirojnë të vazhdojnë me bisedimet, themelimi i Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të përmbushet.

    Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviq janë takuar dje në Bruksel nën ndërmjetësimin e Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

    Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se palët janë pajtuar që të vazhdojnë punën.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak dhe Bislimi do të takohen për darkë pune sonte në Prishtinë

    ​Bislimi takoi përfaqësues nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar u shprehu mbështetje

    Petkoviq-Kurtit: Je i fundit që ke të drejtë të flasësh për Ivanoviqin

    Të Fundit

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.