Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sarrazin: Drafti i BE-së është i mirë, duam që Kosova ta marrë e ta çojë në Kushtetuese

    02/10/2024 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar sot në Prishtinë ku edhe ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Draftit të BE-së që i është dorëzuar Kosovës.

    Sarrazin ka thënë se Kosova ka një Draft që i është dorëzuar nga miqtë dhe partnerët dhe se sipas tij, është një Draft i mirë. Sarrazin ka thënë se Gjermania dëshiron që Kosova ta marrë këtë Draft dhe ta procedojë për në Gjykatë Kushtetuese, meqë kjo do t’i hapte rrugë Kosovës për në Këshill të Evropës.

    “Ju keni një draft që është shkruar nga BE-ja dhe partnerët dhe miqtë tuaj e që është një draft i mirë. Ne duam që ju ta merrni këtë draft. Unë mendoj që ju mund ta bëni, edhe nëse politika ndryshon apo jo, por në fund iu dërgon juve në Këshillin e Evropës nëse e çoni në Gjykatën tuaj Kushtetuese”, ka thënë Sarrazin.

    Sarrazin ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë ekziston Marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër dhe se për të njëjtën ka një plan implementimi. Emisari gjerman ka thënë se hapi i radhës i planit të implementimit është dërgimi i Draftit të BE-së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

    “Ne kemi një marrëveshjeje në Ohër dhe po ndjekim planin e implementimit të kësaj marrëveshje. Dhe hapi tjetër në këtë plan implementimi është të ecet përpara me këtë Draft të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai.

    Politikani gjerman ka thënë se është çështje e vullnetit politik nëse Kosova do të bëjë përparim sa i përket themelimit të Asociacionit.

    “Qeveria e Kosovës për një kohë të gjatë s ‘prezantoi një Draft, prandaj ne e prezantuam. Kjo është gjendja. Në këtë moment është çështje e vullnetit politik nëse shkohet përpara ose jo”, ka shtuar Sarrazin.

    Artikuj të ngjashëm

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.