Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Sanksionet nuk kanë të ndalur, Rusia e merr një lajm të papritur nga FIFA

    31/03/2022 16:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli i FIFA-s, i cili po zhvillohet në Doha, mund të marr një vendim të madh.

    Një nga pikat e rendit të ditës është ratifikimi i sanksioneve që Byroja miratoi kundër Rusisë në fillim të marsit, me pezullimin e të gjitha klubeve dhe ekipeve ruse nga çdo kompeticion.

    Hapi tjetër i FIFA-s është të shkojë më tej dhe sipas gazetës spanjolle “AS” në Këshill rusët mund të përjashtohen përfundimisht nga garat, diçka që CAS e miratoi me dënimin e saj pas apelit të paraqitur nga Federata Ruse kundër FIFA-s dhe UEFA-s.

    Masa më drastike atëherë do të ishte heqja e drejtpërdrejtë e Rusisë nga anëtarësimi në FIFA.

    Edhe pse nuk është e zakonshme, pavarësisht precedentëve të vendeve të tjera që kanë hyrë në luftë, tashmë ka ndodhur, për shembull, në vitet 1970 kur Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për politikën e saj të aparteidit.

    Rusët, nga ana e tyre, besojnë se FIFA nuk do të marrë një vendim kaq të ashpër, ata e dinë se janë në rrezik dhe arrijnë në Kongresin e FIFA-s me synimin për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur këtë situatë.

    Në rendin e ditës në Doha, janë skenarët e mundshëm të tanishëm dhe të ardhshëm të futbollit botëror, nga rregullat e reja për caktimin e Kupës së Botës pas vitit 2026, te zgjerimi i skuadrave të ekipeve kombëtare, duke kaluar në projektin e kundërshtuar nga Evropa dhe Amerika e Jugut që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet deri në miratimin e Kupës së Botës për Klube, një turne katërvjeçar, i cili do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe që do të shohë 32 klube nga të gjitha kontinentet të garojnë kundër njëri-tjetrit.

    Artikuj të ngjashëm

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Pas telefonatës me Trump, Vladimir Putin bisedë edhe me Papa Leo XIV

    Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.