Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sánchez në Tiranë, tregon përse Madridi s’e njeh pavarësinë e Kosovës

    01/08/2022 16:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Spanja edhe një herë rikonfirmon qëndrimin e saj ndaj Kosovës, me një deklaratë të kryeministrit të saj, Pedro Sánchez, të bërë në Tiranë, gjatë vizitës zyrtare të realizuar sot.

    Pas pritjes zyrtare dhe takimit, në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë spanjolle rikujtoi se Spanja vazhdon të besojë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është shkelur e drejta ndërkombëtare.

    “Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi (të pavarësisë së Kosovës v.j) dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar”, tha Sánchez.

    “Pra ky është një opinion yni që nuk e ndajmë të njëjtë me qeverinë shqiptare”, raporton RTKlive.

    Megjithatë, ai tha se vendi i tij është pro integrimeve evropiane.

    “Por kjo nuk do të thotë që në kuadër të integrimeve në BE, të mos jemi në përkrahje dhe nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar me BE-në”, u shpreh kryeministri i Spanjës.

    Ky deklarim i tij erdhi pas pyetjes së gazetarëve drejtuar atij se kur do ta njohë Spanja pavarësinë e Kosovës.

    Sidoqoftë, me 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi që deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

    Kjo përgjigje e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ishte dhënë ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen- A ishte deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?.

    GJND-ja kishte vendosur që se e drejta e përgjithshme ndërkombëtare, nuk përmban asnjë dispozitë me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë së Kosovës.

    |Përkundrazi GJND-ja konstaton se pavarësia është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”,kishte lexuar vendimin gjykatësi japonez, Owada.

    Vendimi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e shpallur me 17 gusht të vitit 2008, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, është marrë me një shumicë të bindshme të votave të gjykatësve. 10 gjykatës ishin pro këtij mendimi, ndërsa katër ishin kundër.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryeministri spanjoll sot në Tiranë, Rama e pret me ceremoni shtetërore

    Spanja ia mbanë anën Serbisë për Kosovën, Vuçiq e çon në qiell kryeministrin spanjoll

    Kryeministri spanjoll nis turneun e vizitave në Ballkan, injoron Kosovën

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.