Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sanchez merr në koalicion qeverisës një parti katalonase, a do të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës?

    09/11/2023 13:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në opinionin spanjoll është nxitur një debat i madh pasi Partia Socialiste Spajolle e Pedro Sanchez ka arritur marrëveshje me partinë katalanese “Hunts” për përkrahjen e qeverisë së re. Kjo pasi që Spanja s’e njeh pavarësinë e Katalonjës. Siç shkruan Nova.rs, ky zhvillim në Spanjë shtron edhe çështjen e raporteve diplomatike në mes të Spanjës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Katalonja është pengesa e vetme që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, Partia Popullore mori shumicën e votave, duke siguruar 137 nga 350 mandate, por edhe me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

    Partia Socialiste e Pedro Sanchezit ka fituar 121 mandate dhe me mbështetjen e partive katalane do të jetë në gjendje të krijojë një koalicion qeverisës, sipas Reuters.

    Sanchez më parë arriti një marrëveshje për një koalicion me partinë e ekstremit të majtë “Sumar”, por ai ka pasur nevojë për mbështetjen e disa partive më të vogla për një shumicë. Negociatori i socialistëve spanjollë, Santos Cerdan, ka deklaruar se marrëveshja me partinë katalonase Hunts është historike.

    Cerdan ka potencuar është e nevojshme të formohet një qeveri progresive “sa më shpejt” sepse ishte mandati i zgjedhjeve në të cilat “populli spanjoll i tha jo qeverisë PP dhe Vox, jo regresit dhe tensionit”

    Ky plan i Sanchez për bashkëpunim me partinë katalonase ka nxitur edhe protesta në Madrid. Tridhjetë e nëntë persona, përfshirë 30 oficerë policie, u plagosën në fillim të kësaj jave jashtë selisë së Partisë Socialiste në pushtet të Spanjës në Madrid mes demonstratave të zemëruara kundër planeve të partisë për t’u ofruar një marrëveshje katalonasve

    Artikuj të ngjashëm

    A ka votë për Limajn? Flet Emilija Rexhepi

    Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

    Koha për një Paradigmë të Re Qeverisëse në Kosovë

    Të Fundit

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Hamasi i përgjigjet propozimit të SHBA-së duke kërkuar armëpushim të përhershëm në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.