Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sami Lushtaku padit Hysen Durmishin për shpifje dhe fyerje

    03/11/2022 12:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paditur zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për shpifje dhe fyerje, për çka po kërkon kompensim dëmi jomaterial.

    Padia ka të bëjë me një deklaratë të Durmishit të dhënë për media, ku ai kishte thënë se ata ua kanë prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituar miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës, duke e përmendur edhe emrin e Sami Lushtakut.

    Lushtaku thekson në padi se deklarata e Durmishit i ka shkaktuar dëme në aspektin e moralit dhe dinjitetit dhe se i njëjti me qëllim ka tentuar që ta ekspozojë para turpit në komunitetin e tij.

    Ndryshe, në padinë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, që mban datën 22 qershorit 2022, thuhet se i padituri Hurmishi me 8 qershor 2022 në një intervistë të mbajtur në kanalin televiziv ATV, ka bërë një deklaratë ku thuhet: ‘Na ja u kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituar miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj se kush mund të jenë këta: prej Sami Lushtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzit e tij’.

    Tutje, citohet deklarata e Hysenit ku thotë: ‘Shembull, po flasim këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por veç me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfundu kto 14 lloto, ne jemi duke i përfundu me 9 milionë euro, për 3 vjet bojnë 27 milionë euro, 57 u ka kështu në qeverisjet e kalume, 30 milionë euro kanë perfundu diku’.

    Në padi thuhet se Durmishi në mënyrë tendencioze ka vazhduar: “nuk e di a kanë shku në xhep të Lushtakut apo Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve të Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”.

    Sipas padisë, Lushtaku pretendon se një deklaratë e tillë do të ndikojë negativisht në emrin e mirë të cilin e ka krijuar ndër vite për vete, në besimin e qytetarëve të Komunës së Skenderajt si dhe degës së PDK-së, duke shtuar këtu faktin se gjatë luftës ia ka qenë edhe gjeneral i UÇK-së.

    Lushtaku në padi po ashtu potencon se deklarata e Durmishit i ka shkaktuar dëme në aspektin e moralit dhe dinjitetit dhe se i njëjti me qëllim ka tentuar që ta ekspozojë para turpit në komunitetin e tij.

    Në këtë padi, Lushtaku i referohet Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit civil kundër shpifjes, fyerjes, pastaj Ligjit për Marrëdhëniet e detyrimeve dhe trajtimit të shpifjes dhe fyerjes nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Lushtaku me padi rezervon edhe të drejtën që të bëjë precizimin e vlerës së kërkesëpadisë për kompensimin e dëmit jomaterial, gjë që do ta bëjë në shqyritmin gjyqësor.

    Mbi bazat e lartcekura, Lushtaku po kërkon nga gjykata që të aprovohet kërkesëpadia e tij, të detyrohet i padituri të kërkojë falje publike për shpifjet e bëra, në atë mënyrë që të informohet publiku për demantimin e deklaratave të Durmishit, sipas tij të rreme, dhe të obligohet ky i fundit të mbulojë shpenzimet e procedurës.

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.