sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sami Lushtaku: Nuk merrem me Ramiz Lladrovcin, unë do të garojë për kryetar të Skenderajt

    05/07/2021 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ende beson që Sami Lushtaku do të tërhiqet nga kandidatura e tij për kryetar të Skenderajt, për t’i lëshuar rrugën kryetarit aktual të kësaj komune, Bekim Jasharit.

    Ai ka thënë se vazhdon ta mbështes Bekim Jasharin si kryetar të Skenderajt dhe është shprehur i bindur se Lushtaku do të tërhiqet nga gara për kryetar të kësaj komune.

    Në anën tjetër, Sami Lushtaku, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se ajo çfarë thotë Lladrovci është e parëndësishme për të dhe se ai i qëndron prapa kandidaturës së tij për kryetar të Skenderajt.

    “Ajo është bindje e Lladrovcit, secili ka të drejtë me pasë mendimin e tij personal. Çfarë thotë Lladrovci për mua është pak e rëndësishme. Unë absolutisht i qëndroj pas kandidaturës sime për kryetar të Skenderajt”, ka thënë Lushtaku.

    Për më tepër, Lushtaku ka bërë të ditur se tashmë veç se e ka filluar fushatën e tij duke u takuar me qytetarët.

    “E vërteta është po, kam filluar pa mjete të informimit, pa e bërë të madhe shumë, kam filluar të komunikoj me njerëz”, ka deklaruar ai.

    I pyetur rreth kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit, Lushtaku ka thënë se ka raporte të mira me të dhe se pret shumë prej tij.

    “Mendoj që raportet jo vetëm me kryetarin por me gjithë kryesinë e partisë dhe anëtarët e kryesisë, unë kam raporte të mira me secilin dhe jo vetëm me kryetarin aktual. Pritja është e madhe, si e imja por edhe e elektoratit në Drenicë sidomos”, ka përfunduar Lushtaku.

    Sami Lushtaku së fundmi ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, duke thënë se nuk do të tërhiqet më nga gara për t’i “liruar” rrugën kryetarit aktual të kësaj komune, Bekim Jasharit.

    Kujtojmë, se në vitin 2017, Sami Lushtaku ishte tërhequr nga kandidatura për t’ia dhënë mundësinë Bekim Jasharit që të zgjidhet kryetar komune.

    Artikuj të ngjashëm

    Xhavit Haliti flet për aksionin që u dënuan Adem Jashari, Hashim Thaçi e Sami Lushtaku

    Berat Buzhala bashkë me Sami Lushtakun e njerëz të tjerë të PDK-së vizitojnë Skenderajn pas vërshimeve

    Sami Lushtaku: Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.