Drenica është kthyer në Superligën e Kosovës pasi shënoi fitore ndaj KF Istogut.
“Drenicakët” fituan bindshëm me rezultat 3:0 ndaj mysafirëve falë tregolëshit të Igball Jasharit, djaloshit të familjes heroike Jashari.
Për këtë fitore, ka reaguar Sami Lushtaku, nënkryetari i Skenderajt.
“FC Drita Kampion”, ka shkruar shkurt Lushtaku, teksa në reagimin e tij ka ndarë foto teksa festonte bashkë me lojtarët.