Momente të lavdisë gjatë kohës së luftës mund t’i përmend me bollëk, mirëpo ato të dëshprimit e të mërzisë janë të ngulitura në kujtimet e ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.
Për një nga to, foli edhe në emisonin “n’Demos”, teksa ka treguar edhe përleshjet e armatosura që i kishin në brezin kufitar me forcat serbe, e që gjatë asaj beteje kishte mbetur i plagosur në të dy këmbët.
“Takimi për mua ndoshta më i vështiri në jetën time ka qenë kur e kemi takuar Bashkim Jasharin, ai ishte duke qëndruar në Oshlan të Vushtrisë, të takohesh me të pas gjithë atyre që kishte ndodhur, ka qenë diçka tepër e rëndë, jemi përshëndet vllazërisht, më së paku kemi bërë pyetje, na vinte keq e rëndë. Sfida ime e parë e imja ka qenë pas 10 dite pasi kemi ardhur, Rexha thotë se kanë ardhur disa armë në kufi, e më thotë nëse je i gatshëm është mirë me shku me i marrë, unë isha me Ilaz Kodrën dhe i them Sylejman Selimit hajde edhe ti me ne, ai pa hezitim na bashkohet, ai tha po e marr edhe një murtajë të dorës le të na qëllon, kur shkojmë në Rahovec, baci i madh na pret, dhe bashkë nisemi në drejtim të kufirit, aty e patëm një përplasje të armatosur me policinë, Syla ka qenë duke vozitur, jep shenj për t’u ndalur, e më pas filloi përleshja, aty plagosem unë, edhe një hoxhë, por Ilaz Kodra nga të shtënat e policisë serbe, unë plagosem në dy këmbët dhe bie në tokë, Syla e mbaj mend del prapa edhe e nxjerr murtajën edhe gjuan me të, kur më pas marrim vesh që përveq policisë e ka qëlluar edhe një autoblindë, pra shpëtuam nga ajo gjuatje e Sylës”, ka thënë Lushtaku, shkruan GazetaDemos.
Pas gjithë atij momenti, mendimet e para ishte që Sami Lushtaku kishte mbetur i vrarë, mirëpo ishte Sylejman Selimi ai që do ta shpëtonte nga vdekja, duke i dalur në ndihmë qoftë ushtarakisht mirëpo edhe në aspektin mjekësor duke ia ofruar ndihmën e parë në rrethana lufte.
“Në fillim mendojnë që unë jam vrarë, e mbaj mend që pas 5 minutash unë qohem me automatik, edhe filloj me shku në drejtim të atyre që janë tërheq, Syla aty kthehet edhe një herë më shiku çfarë ka ndodh me mu, unë fillimisht mendova me marrë një makinë, por thash se mund të mendojnë që po i tradhtoja, aty më pas vazhduam edhe pak përleshjen, Syla e nxjerr rrypin dhe më ndal gjakderdhjen, atij ia kam borgj dy revole, pasi gjatë shpëtimit tim ai i la aty në vendngjarje, gjatë tërheqjes shkuam në Krushë, aty kemi hy në një shtëpi e nga aty kemi lëvizur me një makinë, por ajo nuk do të na qonte larg pasi mbet pa benzinë, më pas hyjm në një shtëpi tjetër dhe ia kërkojmë një makinë tjetër, por fati jonë i madh ishte që pas 500 metrave ishte një fshat serb me polic gjithandej, më pas më dërgojnë në Rahovec, e pastaj në Drenicë jam shëru”, ka rrëfyer ai.
Rrëfimi i plotë: