Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sami Lushtaku del me reagim pas ndalimit nga EULEX-i: Gjithë jetën time kam punuar me nder

    09/03/2024 21:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për herë të parë pasi mbrëmë është shoqëruar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

    Lushtaku përmes një postimi në facebook ka thënë se gjatë gjithë jetës është munduar të punojë me nder.

    “Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim.

    Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999”, ka thënë Lushtaku.

    Postimi i plotë:

    Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush.

    Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim.

    Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999.

    Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci.

    Kjo është e vërteta jonë!

    Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë!

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.