sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sallahu jep detaje të pathëna për rastin Dehari, paralajmëron shkarkime të tjera

    15/03/2023 22:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka dhënë detaje të pathëna sa i përket rastit të vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

    Ai tha se një gardian, i cili ka qenë në autoambulancë bashkë me Dehari, kur është bartur nga burgu në spital, është marrë në pyetje pas gjashtë viteve nga prokurori përkatës.

    Kjo ka ndodhur pasi që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ia ka dërguar emrin e atij personi në prokurori, tregoi Sallahu.

    Më pas, Prokuroria e Shtetit e ka ftuar atë për intervistim lidhur me rastin Dehari.

    “Ai e ka fituar green card pak më herët pasi ka ndodhur rasti dhe jeton në Florida. Ka dyshime të mëdha, pastaj bartja e kamerave para policisë nga kryeinspektori i shkarkuar, që e cilëson si vetëvrasje”, shtoi ai në ATv.

    Ndër të tjera, ai tha se janë shkarkuar shumë zyrtarë si të implikuar në rastin Dehari.

    Madje, ai paralajmëroi edhe shumë shkarkime të tjera.

    “Janë shkarkuar shumë të tjerë dhe do të vazhdojnë të shkarkohen edhe të tjerë. Sistemi i drejtësisë duhet ta japë verdiktin e tij pasi ka prova se djali është vra në burg”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Gardiani që e transferoi Astrit Deharin nga Burgu në spital i reagon Zv.Ministrit Sallahu dhe Avokatit Gashi

    Zv/ministri Sallahu e pushon nga puna vëllanë e deputetes së LVV-së

    Sallahu për rastin Dehari: Policia ka marr të gjitha provat, përfshirë edhe video-incizimet

    Të Fundit

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.