Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale posedon video-incizimet e marra nga Laboratori i Instituti i Mjekësisë Ligjore që lidhem me skandalin e zhdukjes së mostrave nga frigoriferi i Laboratorit të Toksilogjisë.
“Policia ka shku ne vendin e ngjarjes ka mbledhë të gjitha provat duke përfshire edhe video incizimet nga kamerat. Secili hetim që bëhet brenda një institucioni ata i marrin incizimet. Kamerat janë marrë shumë herët. Prokuroria i posedon ato”, ka thënë Salihu.