Analisti Fitim Salihu, ka përkrahur protestën e PSD-së kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka thënë se Qeveria ka miratu ligj antikushtetues për me e kthy Prokurorinë në polici partiake, e kanë shtrenjtu rrymën dhe ndërkohë e paguajnë rrymën e serbëve në veri.
“E kane shtrenjtu serish rrymen, per te saten here, nderkohe qe ia paguajne rrymen serbeve te veriut. Nuk i kane rrite rrogat por i kane rrite çmimet”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se këto janë disa arsyet se pse do të dalë nesër të protestojë, siç e ka quajtur ai kundër këtij kryeministri mashtrues, të korruptuar dhe të paaftë.