Sala Jashari bëhet sërish teze: Një gëzim i madh që na mbushi zemrat me dashuri dhe shpresë
Deputetja Sala Jashari është bërë teze për herë të dytë.
Kjo u bë e ditur nga vet ajo ku u shpreh falënderuese për të gjithë stafin e repartit të gjinekologjisë në Spitalin e Mitrovicës, për përkushtimin, kujdesin dhe profesionalizmin e treguar
“Sot, më datë 19.01.2026, familjes sonë iu shtua edhe një anëtar i ri, nipi im, M.B. Një gëzim i madh që na mbushi zemrat me dashuri dhe shpresë.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë stafin e repartit të gjinekologjisë në Spitalin e Mitrovicës, për përkushtimin, kujdesin dhe profesionalizmin e treguar. Një falënderim i veçantë shkon për doktor Arben Hajrizi, për punën e tij jashtëzakonisht profesionale dhe korrektësinë e lartë, i cili ka qenë vazhdimisht pranë motrës sime, duke i ofruar mbështetje dhe siguri deri në momentin e lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Jam thellësisht e lumtur dhe mirënjohëse që në Mitrovicë ekziston një qasje kaq dinjitoze dhe humane, veçanërisht kur bëhet fjalë për nevojën që nënat e reja të ndihen të mbështetura, të sigurta dhe të respektuara në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. “,shkroi Jashari