Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Sakrifica për ëndrrën, Fifi: Nëna ime shiti florinjtë që unë të bëhesha këngëtare

    22/06/2025 19:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, ka hapur zemrën në një intervistë emocionuese me moderatoren Alketa Vejsiu, duke ndarë rrëfime të thella për udhëtimin e saj artistik, sfidat personale dhe sakrificat që i janë dashur për të arritur suksesin që ka sot.

    Fifi ka treguar me shumë ndjeshmëri se hapat e saj të parë në muzikë ishin të mundësuar nga një veprim i paharrueshëm i nënës së saj, e cila, pa hezitim, i shiti florinjtë e saj për ta mbështetur vajzën në ndjekjen e ëndrrës së saj artistike.

    “E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë,” ka thënë Fifi me emocion.

    Megjithatë, rruga drejt suksesit nuk ka qenë e thjeshtë për këngëtaren. Ajo ka përshkruar një frikë të thellë që e ka shoqëruar gjatë krijimit muzikor, duke treguar ankthin se mund të humbte frymëzimin në momentin më të papritur.

    “Kisha një frikë çka nëse harroj çfarë jam duke shkruar, atë vijën melodike që e kam bërë në kokë… çka nëse e harroj?” ka treguar ajo, duke ndarë një moment të ndjerë të pasigurisë që e ka shoqëruar në fillimet e saj.

    Në rrëfimin e saj, Fifi gjithashtu ka reflektuar për marrëdhëniet personale dhe ndikimin që ato kanë pasur në gjendjen e saj emocionale. Ajo ka folur për momentet kur ndjen keqardhje dhe faj, por gjithashtu ka ndarë mendimin se çdo njeri duhet të ngrihet vetë nga rëniet që ka, pa pritur që dikush tjetër t’i ndihmojë.

    “Askush nuk duhet me ardh me ta dhënë dorën, duhet të ngrihesh vetë. Fajtori i parë që ti e fajëson është partneri që ke në krah, sepse ti je verbuar prej asaj smirës që të kanë ushqyer të tjerët,” ka përfunduar ajo, duke reflektuar mbi përvojat e saj personale.

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Të Fundit

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

     Si reaguan qytetarët në Dubai ndaj raketave të Iranit drejt bazës amerikane?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.