Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Safet Gërxhaliu: 100 eurot e para tre muajve sot nuk vlejnë as 60 euro

    03/07/2022 21:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.

    Derisa vendet e rajonit, Evropës dhe Botës kanë marrë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në këtë krizë financiare me inflacionin më të lartë ndonjëherë, Kosova, përkatësisht, Qeveria e Kosovës nuk po bënë një gjë të tillë.

    Kështu ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ka theksuar se është koha për veprim dhe jo vetëm arsyetim nga Qeveria.

    Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.

    “Kam drojë që një ndër pikat më kritike me të cilat po ballafaqohet ekonomia kosovare në këtë realitet të hidhur, është fakti që në një farë forme po anashkalohet termi krizë dhe nuk po pranohet si realitet që jemi në krizë. E dyta, Kosova ka hyrë nga kriza në krizë, sepse kemi pasur pandemi ekonomike dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe kriza që e gjeneron lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vërtet edhe më tepër është duke i rritur tensionet. Shumë vende të botës janë në panik, vet fakti që në Kosovë për muajin maj e kemi pasur një shkallë të inflacionit 12.5 përqind, është shqetësimi i parë, fuqia blerëse e euros në Kosovë ka rënë për gati 50 përqind, këtë më së miri e dinë qytetarët, të cilët me 100 euro para tre muajve nuk vlejnë sot as 60 euro. Prandaj, ky është shqetësimi i madh dhe vet fakti që shumë vende të rajonit janë duke analizuar modalitetet dhe metoda si të jenë me bizneset dhe me qytetarë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodhë. Vërtet është shqetësimi shumë i madh”, thotë ai për Kosovapress.

    Gërxhaliu beson se kjo qeveri ka ekspertë të fushës, por që sipas tij, nuk po vepron për t’u përballur me krizën.

    “Kosova është futur në një krizë ekonomike e cila do të gjeneron efekte negative në të ardhmen, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në aspektin social, por edhe në poret e tjera të shoqërisë kosovare. Në rend të dytë, varrosja e dialogut me partneritetin publiko privat, është dobësia më e madhe që e ka kapluar shoqërinë kosovare… Nuk ka zgjidhje të problemit pa ballafaqim me problemin. Nuk mund të zgjidhet problemi në qoftë se tentohet të anashkalohet problemi dhe të mos pranohet si realitet. Në këtë drejtim besoj që qeveria duhet të jetë më e kujdesshme. Dua të besoj që në kabinetin qeveritar ka ekspert të fushave edhe ekonomike, edhe të asaj sociale dhe integruese, por është koha për veprim dhe jo vetëm për arsyetim”, thotë ai.

    Ai shtoi se të gjithë indikatorët e kësaj krize janë shqetësues, derisa ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve limit për karburante, gjë që sipas tij, ky veprim i ekzekutivit nuk i ndihmon qytetarët e as bizneset. Ndihma më e madhe sipas Gërxhaliut, do të ishte sikur kjo qeveri do të ulte akcizën dhe TVSH-në për karburante.

    Artikuj të ngjashëm

    Gërxhaliu: Serbët do të humbin me refuzimin për regjistrim

    Ndalimi i dinarit, Gërxhaliu: Vendim në kohë dhe rrethana të gabuara

    Gërxhaliu: Kontributi i diasporës brenda një viti është më i madh se buxheti i Kosovës

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.