Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, ku së fundmi është pritur nga familja Gashi në lagjen Hajvalia të Prishtinës.
Në një atmosferë të ngrohtë, Sadiku ka diskutuar me banorët për sfidat dhe nevojat e tyre, duke theksuar rëndësinë e investimeve për kryeqytetin dhe zhvillimin e vendit.
“Flamuri dardan, simboli i identitetit dhe trashëgimisë tonë rugoviane, kishte zënë vendin e merituar, në krye të vendit. E bisedat tona të gjata për investimet në Prishtinë dhe zhvillimin e vendit janë një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë,” ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
Mikpritje e ngrohtë nga familja Gashi në lagjen Hajvalia!
Flamuri dardan, simboli i identitetit dhe trashëgimisë tonë rugoviane, kishte zënë vendin e merituar, në krye të vendit.
E bisedat tona të gjata për investimet në Prishtinë dhe zhvillimin e vendit janë një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Më #9Shkurt shënojmë fitoren e madhe të #LDK-së!
Bëhu ndryshimi!✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35