Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes Hajvalia, ku shpalosi programin e partisë për një të ardhme më të mirë, shkruan GazetaDemos.
Gjatë diskutimeve, Sadiku vuri theksin te prioritetet kryesore të LDK-së, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe krijimin e mundësive më të mira për rininë.
“Vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin e dëshiruar,” theksoi Sadiku, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. Ai gjithashtu vlerësoi programin e liderit të partisë, Lumir Abdixhiku, si një vizion të qartë për ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Postimi i plotë:
Sot takova disa banorë të lagjes Hajvalia dhe shpalosa programin e LDK-së për një të ardhme më të mirë. Diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe mundësitë për rininë e vendit tonë.
Kërkuam mbështetje për fitoren e LDK-së, sepse vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin e dëshiruar!
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35