Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka shprehur falënderime të veçanta për banorët e Grashticës, të cilët kanë treguar përkushtim dhe përkrahje për programin politik të partisë, shkruan GazetaDemos.
Në një postim në “Facebook” , Sadiku ka theksuar se vota për LDK-në më 9 shkurt është një mundësi për ta ndryshuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më prosperuese.
“Banorët e fshatit Grashticë fuqishëm e përkrahin programin e LDK-së për ndryshimin në Kosovë. Me 9 shkurt, çdo votë për LDK-në është një hap i rëndësishëm për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Bëhu ndryshimi!” – ka deklaruar Sadiku.
Postimi i plotë:
Banorët e fshatit Grashticë fuqishëm e përkrahin programin e #LDK për ndryshimin në Kosovë. 🇽🇰 Me #9Shkurt çdo votë për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më prosperuese për vendin tonë.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅