Këngëtari nuk po e përjeton aspak mirë romancën e vajzës së tij.
Ai e ka shprehur publikisht disa herë se është kundër kësaj marrëdhënie.
Në anën tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe mbrëmjen e djeshme ka puthur Kristin gjatë një loje. Madje ajo tha se edhe nëse babi do të ishte kundër lidhjes, ajo do të ndiqte zemren dhe do i dilte kundër.
Pas kësaj deklarate dhe pas puthjes së Keisit me Kristin, Sabiani ka reaguar me nje video në TikTok.
“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video.
Ai mori edhe vendimin e papritur dhe hoqi Keisin nga lista e ndjekësve të tij në Instagram, ku ka fshirë edhe foton e fundit që kishte me të.