Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sa shqiptarë jetojnë në Iran?

    23/06/2025 09:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me sulmet amerikane në bazat bërthamore të Iranit konflikti merr një trajtë tjetër dhe të paparashikuar duke komplikuar natyrshëm aspektet e sigurisë për ata që jetojnë atje.

    Në Iran jetojnë dhe punojnë disa shtetas shqiptarë por zyrtarisht nuk dihet numri i saktë i tyre.

    Në të shkuarën Republika Islamike e Iranit për çështje konsullore mbulohej prej ambasadës tonë në Ankara.

    Qeveria Shqiptare në Shtator 2022 ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Atë kohë u la 48 orë kohë diplomatëve iranian të largoheshin duke i vënë kyçin selisë së tyre diplomatike në Tiranë.

    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu përmes Facebook, bisedoi me një shqiptarë i cili ka shumë vite që jeton në Iran.

    I pyetur nëse njihte shqiptarë të tjerë atje ai dha këtë përgjigje.

    “Ka shqiptarë, janë dhe dy familje të tjera. Katër të tjerë që janë martuar me iraniane”.

    Top Channel mëson se janë po ashtu edhe disa shqiptarë të cilët janë punësuar prej vitesh në televizionin shtetëror të Iranit.

    Njëri prej tyre me origjinë nga Skrapari i martuar me një vajzë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

    Burime nga qeveria shqiptare i thanë Top Channel,  se deri më tani nuk është shënuar asnjë kërkesë nga shtetas shqiptarë për tu larguar nga Irani.

    Megjithatë jo zyrtarisht mësohet se disa shqiptarë të cilët janë momentalisht në Iran,  kanë shprehur dëshirën të largohen.

    Mes tyre një vajzë me origjinë nga Burreli e martuar me një shtetas iranian.

    Ajo jeton në një qytet afër Teheranit dhe miqve të saj në Shqipëri u ka thënë,  se në të njëjtin qytet jeton edhe një familje tjetër shqiptarësh me pesë anëtarë.

    Në kushtet kurë Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, çdo lloj kërkese evakuimi të shtetasve shqiptarë,  nuk do të jetë e lehtë.

    Megjithatë do të përdoren kanale diplomatike dhe humanitare me shtetet mike të vendit tonë fqinje me Iranin.

    Artikuj të ngjashëm

    Katari Katari mbyll hapësirën ajrore pas kërcënimeve iraniane ndaj SHBA-së

    “A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

    Zelensky i kishte shpëtuar vrasjes me snajper nga rusët, thotë shefi i sigurisë ukrainase

    Të Fundit

    Katari Katari mbyll hapësirën ajrore pas kërcënimeve iraniane ndaj SHBA-së

    “A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

    Zelensky i kishte shpëtuar vrasjes me snajper nga rusët, thotë shefi i sigurisë ukrainase

    Izraeli paralajmëron banorët e Teheranit: Evakuohuni, sulmet do të vazhdojnë

    Sekretari britanik: ShBA-ja ndërmori veprime për të lehtësuar kërcënimin nga Irani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.