Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sa paguhet një shqiptar në “shtëpi bari” në Angli?

    05/09/2022 16:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pavarësisht legjendave urbane, trillimeve dhe historive që tregohen nëpër tavolina apo rrjete sociale, e vërteta e asaj që ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Angli dhe merren me kultivimin e kanabisit është e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse. Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në shtëpi bari në Angli?!Si fillim duhet thënë se janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli.

    Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata që paguhen në bazë të ‘prodhimit’ që nxjerrin. Ata që paguhen me rrogë fikse marrin mesatarisht £4.000 në muaj. Duken shumë për një realitet të varfër si Shqipëria. Por nuk është ashtu sepse është një punë që zgjat 24 orë në ditë. Në një ambient ku ajri i pastër nuk futet kurrë. Ku nuk shikon kurrë dritë natyrale dhe je i vetëm gjatë gjithë periudhës së kultivimit. Në mes të pesticideve.

    Në një shtëpi që mund të marrë flakë në çdo moment (sepse ata që kanë instaluar llambat dhe janë duke vjedhur energjinë nuk janë elektriçistë). Shto këtu faktin që përgjegjësia penale bie mbi personin që kapet duke e ruajtur. Thënë më thjeshtë. Po të ishe duke punuar roje parkimi do merrje £2.000 në muaj për tetë orë punë. Pra nëse do punoje 24 orë në parkim do merrje £2.000 me shumë se në shtëpi bari. Edhe gjumin do e bëje më rehat. Të dytët janë ata që paguhen në bazë të prodhimit. Ata paguhen më shumë se kategoria e parë. Në teori të paktën.

    Sepse në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. Ndodh shpesh që dikush i grabit pak ditë para korrjes dhe humbin çdo gjë. Apo i ndërpresin energjinë dhe prodhimi “vdes”. Ka qenë i lodhur dhe ka harruar te kujdeset siç duhet për bimën dhe në fund merr çerekun e prodhimit. Ose më e keqja fare, kapen nga policia pa korrur as dorën e parë. Dhe kjo e fundit ndodh rëndom. Pasi segmente te policisë ndjekin humbjen e energjisë në rrjet. Bima lëshon erë të fortë. Nga një shtëpi që nuk i hap perdet kurrë. Në një lagje ku të gjithë njohin njeri-tjetrin e askush nuk të njeh ty.

    Dhe sa më lart është vetëm një pjesë e realitetit të hidhur drejt të cilit nxitojnë duke rrezikuar edhe jetën shumë të rinj shqiptarë. Nuk kam ndërmend të jap receta se si mund të zgjidhin apo zgjedhin të ardhmen e tyre të rinjtë në Shqipëri. Duke e ditur shumë mirë edhe llumin dhe shpresën e humbur atje. Por kultivimi dhe trafikimi i drogës nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhje dhe zgjedhje. Sepse ajo që ju “shitet” si ëndrra e çunave të Londrës është kurthi ku hyn dhe lë peng të vetmen gjë që ke: rininë dhe jetën.Morali?!I shihni këta pordhacët që lëvizin në rrugë me makina të bukura? Ju nuk do jeni kurrë si ata. Ju do punoni për ta. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqiptarja theret me thikë në Angli, dyshohet se kishte probleme me ish-bashkëshortin

    Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli

    U sulmua në media, Malcolm e mbron ambasadorin e ri të Shqipërisë në Londër: Çdo shqiptar mund të krenohet me të

    Të Fundit

    NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

    Publikohen pamje nga tërmeti në Turqi: Njerëzit duke ikur nga kafenet e duke dalë nga vendbanimet

    Vazhdon edhe sot Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Pamje të arinjve që u shfaqën në Shtërpcë, Policia bën apel për kujdes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.