Prof. Dr. Xhevat Hasani
Tani më jemi dëshmitarë të shtimit të vatrave të luftërave në botë. Lufta Rusi-Ukrainë; Lufta Izrael Hamas; Lufta Izrael-Iran dhe së fundi edhe lufta Amerikë-Iran, ndërkohë që në botë ka edhe konflikte tjera të ngrira, të cilat mund të shndërrohen luftëra.
Vatrat e luftës po shtohen në një kohë kritike për shqiptarët:
Kur Serbia ndodhet e armatosur me armë konvencionale dhe me armë moderne deri në dhëmbë, dhe në një kohë kur as SHBA-të nuk janë më ato që kanë qenë…
Shtrohet pyetja: Për çka i duhen Serbisë gjithë ato armë konvencionale dhe moderne?
Mos i ka bërë Serbia ato armë për syreta!
Jo, Serbia ato armë nuk i ka bërë për syreta!
Sikur Serbia të ishte e kërcënuar nga ndonjë vend, nuk do të ishte e çuditshme që ajo të grumbullonte kaq shumë armë për t`u vetëmbrojtur.
Por, për vet faktin se Serba nuk kërcënohet nga asnjë vend, kjo flet se ajo ato armë nuk i ka grumbulluar për vetëmbrojtje por për sulm!
Në të kundërtën një vend i vogël si Serbia nuk do të shpenzonte dhjetëra miliarda dollarë për armë, vetëm sa për t`u mburrur e për t`u fotografuar me to.
Serbia ka treguar shumë herë me radhë se ato armë i ka, për t`ua derdhur grykat në Kosovë dhe në Bosnje dhe, në varësi nga rrethanat edhe në Mal të Zi (kundër popullatës malazeze) .
Serbia ende shpreson në krijimin e „Serbisë së Madhe“ me ndihmën e Rusisë.
Serbia për ta derdhur mllefin e saj në Kosovë e në Bosnje, ka afro dy dekada që është duke pritur rastin! Cilin rast do të thoni ju? Rastin e shtimit të vatrave të luftës në botë!
„Ujku do mjegull!“, nuk thuhet kot.
Brenda rrethanave të tilla sa të hidhura aq edhe reale, i porisisë shqiptarët e Kosovës, ata të viseve shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, që ato armë të pakta që kanë të mos i keqpërdorin për të shkrepur plumba qorr nëpër dasma, ose për tu vrarë në mes tyre për gjëra të marrëzishme dhe banale, por t`i konzervojnë ato bashkë municionet që kanë, për ta mbrojtur vetën dhe familjen nëse ushtari, polici apo paramilitari serb, një ditë papritmas do t`ua zë derën!
Dhe po brenda rrethanave të tilla sa të hidhura aq edhe reale, i porosisë të gjithë ata rreth 700 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, që janë me punë në vendet e zhvilluara të Evropës, që të ndajnë nga një shumë parash (5.000 deri në 10.000) si fond familjar, për t`i derdhur ato para në të ardhmen jo shumë të largët, në fondin e përbashkët të mbrojtës, nëse Serbia do ta sulmoj Kosovën.
Popujt që nuk bëjnë asgjë për mbrojtjen e tyre jo vetëm se vdesin, por edhe shkojnë në botën tjetër si popuj gjak-humbur!