Ruzhdi Shehu: Mërgata është forca vendimtare, le ta bëjmë fitoren pa balotazh

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, i është drejtuar me një mesazh të fuqishëm mërgatës junikase, në ditën kur ka nisur zyrtarisht votimi për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Shehu ka theksuar rolin thelbësor të mërgatës në përcaktimin e të ardhmes së komunës, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që janë regjistruar si votues që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Të dashur mërgimtarë junikas,
Nga sot më 17 shtator 2025 është hapur votimi për zgjedhjet lokale të këtij viti. Me përkrahjen tuaj, këtë herë do të fitojmë pa balotazh.
Ju jeni fuqia e vërtetë e Junikut tonë. Prandaj ju lutem të gjithëve që jeni regjistruar si votues, të votoni dhe të vendosni për fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme. Vota juaj do të jetë vendimtare në këto zgjedhje”, tha Shehu.
Deklarata e plotë: