Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Osmani, është pyetur edhe për çështjen e Ukrainës.
Ai tha se falë presidentit amerikan, Donald Trump, tash ka negociata mes Rusisë e Ukrainës.
Ai shtoi se e mbështet argumentin e Trump se për ta ruajtur paqen duhet të ketë një lloj paqë. Rutte tha se nuk ka paqe në Ukrainë.
“Këtu unë do të merrja anën e presidentit Trump, në njërën anë. Të theksojmë faktin, falë tij tashmë kemi pasur një kapërcim për sa i përket Ukrainës në kuptimin e nisjes së negociatave midis Federatës Ruse dhe Ukrainës. Është gjë e mirë që francezët dhe britanikët e kanë marrë iniciativën. Pra nëse ka një lloj armëpushimi, një iniciativë e tillë, do të ketë edhe diskutim për garancitë e sigurisë dhe një mënyrë është që të vendosim trupat evropianë atje. Por ka mënyra tjera, presidenti Trump ka të drejtë, pra për ta ruajtur paqen duhet të ketë një lloj paqe, paqja nuk është aty ende. Pra duhet të punojmë paralelisht, sepse nëse ka armëpushim ose një marrëveshje për paqe duhet jemi të sigurt që në një mënyrë ta garantojmë atë paqe… është që ajo që Franca dhe Britania po punojnë, dhe kjo bisedë është më rëndësi, gjithsesi në ndërlidhje me SHBA’të. Duke iu bashkuar argumentit të zotit Trump njëherë duhet të ketë paqe për të ruajtur paqen”, tha ai.