Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, sot kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë.
Në një moment, Trump duke folur për luftën mes Izraelit dhe Iranit dhe arritjes së marrëveshjes së armëpushimit, përplasjen mes dy vendeve e ka krahasuar me atë të dy fëmijëve kur zihen në shkollë.
“Ata patën një luftë të ashpër, si dy të fmijë në shkollë, po luftonin keq sa që s’mund t’i ndash”, ka thënë Trump.
Pastaj ka ndërhyrë Sekretari i NATO-s me humor , duke thënë se “pastaj babës i duhet ndonjëherë që të përdor gjuhë të ashpër”.
Sekretari i NATO-s ka vlerësuar bombardimin e caqeve nukleare të Iranit nga SHBA.