Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje direkte nëse trupat evropiane futen në Odesa

    09/04/2025 16:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Shkak është bërë pretendimi i Volodymyr Zelenskit për praninë e ushtarëve kinez në territorin e Ukrainës. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. Ai publikoi gjithashtu një video që dyshohet se tregon një nga të burgosurit kinezë. Sipas kreut të shtetit ukrainas, Kievi ka informacione se “shumë më shumë qytetarë kinezë” po luftojnë në radhët e ushtrisë ruse.

    “Janë tre dokumente, edhe pasaportat e tyre, apo edhe kartat e kreditit. Ata janë shtetas nga Kina. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm. Mendoj se Shtetet e Bashkuara nevojiten ti kushtojnë më shumë vëmendje se çfarë po ndodh sot, dhe presim që Kina të mos jetë ndonjë vend tjetër që mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës. Nga ana e Rusisë, ky është nj tjetër ushtar pas atyre nga Irani dhe Koreja e Veriut”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

    Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Nuk ka asnjë bazë për këtë pretendim, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në Pekin. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur dhe të mos marrin pjesë në veprimet ushtarake nga asnjëra palë, tha ai. Republika Popullore deklarohet zyrtarisht neutrale në luftë. Ajo ka propozuar tashmë plane për negociatat e paqes. Megjithatë, Pekini ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë – komentuesit e shohin këtë si mbështetje indirekte për Moskën, shkruan A2 CNN.


    Sakaq, Rusia ka ngritur alarmin e një plani për zbarkimin e trupave franko-britanike në portin e Odesës. “Çdo prani” e trupave të NATO-s në Ukrainë, “pavarësisht flamurit, shenjave dhe mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën”. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për mediat. Zakharova kujtoi se më 3-4 prill në Kiev u zhvillua një takim i shefave të shtabit të Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe Francës, tha Zakharova, duke shtuar se fakti që asnjë vendim nuk u mor në atë kohë kishte acaruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky . (A2 Televizion)

    Artikuj të ngjashëm

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Pas telefonatës me Trump, Vladimir Putin bisedë edhe me Papa Leo XIV

    Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.