Në Chernihiv, ekipet e shpëtimit të Ukrianës gjetën trupat e pesë personave, mes tyre tre fëmijëve pranë rrënojave të një konvikti të shkatërruar nga bombardimet ruse.
Kjo u raportua nga qendra e shtypit e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
“Që nga ora 19:00, njësitë e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në rajonin e Chernihiv janë përfshirë 7 herë në shuarjen e zjarrit, 4 herë të tjera për të ofruar ndihmë për shkak të granatimeve të ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës. Gjatë çmontimit të konviktit në Chernihiv, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 5 personave, mes tyre 3 fëmijë”, thuhet në njoftim.
Siç raporton Ukrinform, në Rubezhnoye në rajonin e Luhansk, një agresor rus goditi pesë shtëpi dhe ndërtesa me predha, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një.
Lufta me pushtuesit rusë po vazhdon në Ukrainë që nga 24 shkurti.