Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Rumania s’pajtohet me vendimet e UEFA-së për të dhe për Kosovën, ankohet në CAS

    03/12/2024 16:29
    Players scuffle during the UEFA Nations League soccer match between Romania and Kosovo at the National Arena stadium in Bucharest, Romania, Saturday, Nov. 16, 2024. (AP Photo/Alexandru Dobre)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do t’i sfidojë vendimet e UEFA-s duke u ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për ato që ndodhën në fund të ndeshjet me Kosovën.

    Edhe pse e mori fitoren në tavolinë ndaj Kosovës, Federata Rumune s’u kënaq me kaq, pasi konsideron se mori gjoba të shumta e të panevojshme për ndeshjen që nuk përfundoi në fushën e blertë.

    Dardanët e lanë fushën pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë derisa rezultati ishte 0:0 në minutat shtesë, shkruan mediumi rumun “gsp.ro”.

    UEFA ia dha Rumanisë fitoren me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa Federata Rumune u gjobit në total me 128 mijë euro.

    Ndër të tjera, shtëpia e futbollit evropian i detyroi “Trekolorët” që ta zhvillojnë një ndeshje pa praninë e shikuesve.

    Ky dënim do të aplikohet në Ligën e Kombeve.

    Dhe, rumunët kanë paralajmëruar se do të ankohen në CAS.

    “Federata Rumune e Futbollit njofton se do ta sfidojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e marrë nga UEFA pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen Rumani – Kosovë, e zhvilluar më 15 nëntor 2024 në National Arena në Bukuresht. Loja nuk përfundoi në fushë pasi ekipi mysafir refuzoi ta vazhdonte lojën, më pak se dy minuta pa përfunduar ajo, në lojën shtesë. Referi u detyrua ta përfundonte lojën pasi priti afro një orë, gjatë së cilës ekipi rumun qëndroi në fushë. Federata Rumune e Futbollit thekson se tifozët rumunë e kanë pasur një sjellje të civilizuar gjatë lojës dhe ata u provokuan, ka shumë prova në këtë drejtim. Përmes kësaj qasjeje, Federata Rumune dëshiron ta mbrojë imazhin e futbollit rumun dhe të luftojë për respektimin e parimeve të ‘fair-play’”, shkruan në deklaratën publike të Federatës Rumune sot.

    Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Răzvan Burleanu, dënimin që e morën rumunët e konsideron si të rëndë dhe atë të Kosovës si të lehtë, përcjell “Gazeta Express”.

    “Ne konsiderojmë se gjobat janë të larta. Kosova e ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushën e blertë. Sidoqoftë, ekipi i Kosovës nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, ne morëm gjoba dhe një sanksionim shumë të lartë”, deklaroi kreu i futbollit rumun.

    Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6 mijë euro për sjelljen e ekipit.

    Edhe Kosova ka paralajmëruar ankesë në CAS për vendimin e UEFA-s, të cilin e konsideron të rëndë dhe të padrejt. 

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.